KËSHILLAT LOKALE PËR PARANDALIMIT PËR BASHKËPUNIM TË PËRFORCUAR LOKAL: LEKSIONET E MËSUARA
Share
Këshillat Lokale për Parandalim (KLP) paraqesin mjet kryesor në zinxhirin e mekanizmave për
menaxhimin efektiv të problemeve dhe sfidave lokale komunale, të sigurisë dhe të tjera të
përditshme, por edhe një mjet për punën policore efektive demokratike. Karakteristikat kryesore
të tyre janë fokusi në aktivitetet parandaluese dhe baza e një qasjeje multiperspektive që përfshin
të gjithë aktorët lokalë. Sistemi i krijuar me sukses i KLP ka potencial të madh për rritjen e besimit
të qytetarëve në pushtetin lokal dhe policinë.
Përkundër përpjekjeve afatgjata për themelimin e KLP nëpër komuna, koncepti është ende në
margjinat e aktiviteteve të autoriteteve lokale dhe interesimi për zhvillimin e tij është i ulët.
Autorët e këtij publikimi pengesën kryesore në zbatimin e KLP e shohin në mungesën e një strukture
mundësuese për themelimin e KLP në të gjitha komunat dhe vendosjen e tyre në baza vullnetare.
Prej aty, formimi dhe funksionimi aktiv i KLP është i domosdoshëm që të rregullohet në
legjislacionin nacional si një detyrim, në vend të vetëm si mundësi, për autoritetet lokale, me
mekanizma për angazhimin aktiv të të gjitha palëve të interesuara. Kjo do të ishte më e lehtë dhe
më e shpejtë e rregulluar dhe e vendosur përmes ndërhyrjes në Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale. Ky
proces duhet të fillojë me veprime të drejtpërdrejta dhe hapa të ndërmarrë nga të gjithë aktorët e
interesuar shoqërorë, në mënyrë që të ngrihet niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë, i cili duhet të
synojë zgjidhjen e sfidave të sigurisë lokale dhe problemeve dhe çështjeve të tjera.
СОЦИЈАЛНИ МРЕЖИ