LOADING

Type to search

Thirrje për mentorë për gazetarë të rinj për BE-në

Uncategorized

Thirrje për mentorë për gazetarë të rinj për BE-në

Share

 

Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane në kuadër të projektit “„Mediat për BE“” shpall thirrje për gazetarë dhe redaktorë të cilët do të punojnë me gazetarë të rinj – praktikantë në përgatitjen e temave/artikujve gazetareskë (tekste,  audio/video materiale) për procesin integrues të Republikë së Maqedonisë së Veriut.

Kohëzgjatja e angazhimit: 4 muaj në të cilët pritet një angazhim maksimal prej 15 orësh në javë, gjegjësisht 60 orë përgjatë një muaji. Orët e punës janë në kuadër të angazhimit fleksibil. Kompensimi do të paguhet pas raportit të dorëzuar dhe angazhimit të përfunduar.

Dokumentet e nevojshme:

CV-ja e punës me referenca për përvojën e mëparshme (linqe/kopje materialesh, etj.)

Letër motivuese

Kualifikimet dhe eksperienca

Mentori duhet të plotësojë kushtet minimale të mëposhtme:

  • Të paktën të ketë 5 vjet përvojë në gazetari;
  • Përvojë në pozicionin e redaktorit dhe puna e mëparshme me projekte të lidhura me BE-në është e mirëseardhur; Përvoja në mentorimin e gazetarëve do të konsiderohet përparësi;
  • Njohje e plotë e situatës dhe e mbulimit të temës së proceseve integruese evropiane të vendit;
  • Njohje aktive e gjuhës angleze.

Aftësitë e dëshiruara:

  • Përdorimi i avancuar i veglave për përmbajtje multimediale dhe veglave për vizualizim të të dhënave;
  • Veglave për hulumtim dhe verifikimin e të dhënave;
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me individë dhe grupe nga komunitete të ndryshme kulturore, etnike dhe komunitete tjera.

Angazhimi i mentorit:

Mentori i angazhuar do të jetë përgjegjës për 3 (tre) gazetarë/praktikantë të rinj dhe për përgatitjen e tyre për artikuj gazetareskë për tema rreth proceseve integruese evropiane në një kohëzgjatje prej 3 (tre) muajsh dhe  muajin 1 (të parë) përgatitor.

Mënyra dhe afati i aplikimit

Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikacionin e tyre dhe dokumentacionin shoqërues të kërkuar përmes postës elektronike në adresën e mëposhtme: eurothink@eurothink.mk  jo më vonë se 15.02.2024 deri në ora 16:00. Informacione shtesë në e-mail adresën  e mësipërm  dhe/ose në tel: 070 245 568.