Perceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve të republikës së maqedonisë së veriut për punën e policisë

cover vtor del ALB

Edhe këtë vit qytetarët kanë besimin më të lartë në Ushtrinë (39%). Institucionet fetare janë në vendin e dytë me 32%, menjëherë pas tyre policia me 21%, etj. Qytetarët këtë vit kanë besimin më të ulët në prokurori (7%) dhe gjyqësor (6%). Dominon mendimi negativ për luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore në vend gjegjësisht 71% e të anketuarve besojnë se institucionet e udhëheqin pa sukses luftën kundër korrupsionit.

Gjatë vlerësimit të policisë në vend, nga disa deklarata lidhur me punën e saj, profesionalizmi në punën e saj është vlerësuar si më i larti (25%). Aspekti më i ulët i vlerësuar është pavarësia e saj, për të cilën 70% e të anketuarve kanë dhënë vlerësim negativ.

Sa i përket njohjes së mekanizmave për mbikëqyrje, 2,6% e të anketuarve kanë paraqitur raport në kontrollin e brendshëm të policisë ndërsa 13,2% e të anketuarve janë të vetëdijshëm për mekanizmat e kontrollit të jashtëm mbi punën e policisë. 51% e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht qasjen e informacioneve në lidhje me procedurat pranë shërbimeve administrative në Ministrinë e Brendshme.

Ndërgjegjësimi për konceptin “Policia në komunitet” është 15% në vitin 2022, ndërsa në vitin 2021 ka qenë 9%. Vlerësim pozitiv të këtij koncepti në vitin 2022 japin 87% e atyre që e njohin këtë koncept. Njohja me punën e Këshillit lokal të parandalimit tek të anketuarit në vitin 2022 ka qenë 10%, ndërsa në vitin 2021 ka qenë 5%, që paraqet rritje të vogël.

PERCEPTIMET-DHE-QËNDRIMET-QYTETARËVE-TË-REPUBLIKËS-SË-МAQEDONISË-SË-VERIUT-PËR-PUNËN-E-POLICISË