Anketa e realizuar ka treguar se, sa i përket perceptimit të situatës me vlerat themelore shoqërore, 61% e të anketuarve besojnë se nuk ka demokraci. Pakënaqësia e madhe e përgjithshme reflektohet edhe nëpërmjet opinionit të qytetarëve për drejtimin e shtetit, ku 72% besojnë se Maqedonia e Veriut po lëviz në drejtim të gabuar.
Pavarësisht skepticizmit në rritje për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, 49% pajtohen se hyrja në BE është një gjë e mirë për vendin, kundrejt 34% që nuk mendojnë kështu. 29% e të anketuarve mendojnë se vendi nuk do të hyjë kurrë në BE ndërsa në vitin 2021 kjo
përqindje ishte 17%. Është e dukshme se preferenca partiake ka ndikim shumë të madh në formimin e mendimit publik dhe perceptimin e shumicës së temave socio-politike.
Janë rritur shqetësimet e qytetarëve nëse një shtet apo një organizatë ndërkombëtare paraqet kërcënim për Maqedoninë e Veriut: 42% e të anketuarve besojnë se ekziston kërcënim, për dallim nga 33% vitin e kaluar. Bullgaria (27%) dhe Rusia (4%) dallohen si kërcënimet më të mëdha nga lista.
EUROENTUZIAZMI-NË-RËNIE-TË-LIRË-HULUMTIMI-ANKETUES-“EVROMETAR”-DHJETOR-2022