Transparenca në punën policore e Republikës së Maqedonisë së Veriut: Dokument i politikave publike

Logo na Evrothink

Sipas rezultateve të hulumtimit të mendimit publik, përqindja e qytetarëve që e konsiderojnë policinë transparente në punën e saj korrespondon me përqindjen e qytetarëve që kanë shprehur besim tek policia si institucion. Një në pesë të anketuar ka besim tek policia si institucion, pra janë të bindur se policia është transparente në punën e saj. Kjo tregon korrelacionin që ekziston mes perceptimit të transparencës dhe besimit në këtë institucion.

Gjatë diskutimeve me qytetarët, tërësisht janë përfshirë mendimet dhe qëndrimet e tyre dhe, ndryshe nga intervistat me nëpunësit policorë, ky grup i larmishëm qytetarësh diskutuan dhe analizuan hapur punën e policisë në bashkësitë e tyre lokale, duke u fokusuar në mënyrë konkrete në transparencën, gjithëpërfshirjen në vendimmarrje, koncepti “policia në komunitet”, llogaridhënia e policisë dhe efikasiteti i saj në bashkësitë lokale.

Projekti “Drejt policisë transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut” zbatohet me qëllim që të kontribuojë në punën më të mirë të policisë dhe rritjen e besimit në policinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky synim i projektit synohet të arrihet duke vlerësuar shkallën e llogaridhënies, transparencës dhe nivelin e vendimmarrjes gjithëpërfshirëse në punën e policisë në nivel kombëtar. Për më tepër, qëllimi përfundimtar i kësaj sipërmarrjeje njëvjeçare është nxitja e dialogut ndërmjet policisë, medieve dhe organizatave të shoqërisë civile në nivel lokal, me shpresë se do të kontribuojë në debatin publik për siguri më të madhe në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

Transparenca-në-punën-policore-e-Republikës-së-Maqedonisë-së-Veriut-Dokument-i-politikave-publike Download