Këshilli për Mbikqyrje Qytetare (KMQ) i Maqedonisë së Veriut është një organ hibrid, i krijuar për të siguruar mbikqyrje demokratike të zbatimit të ndjekes së komunikimit nga shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës. Ky organ i krijuar rishtas është frymëzuar nga modeli kroat i mbikqyrjes qytetare të shërbimeve të sigurisë dhe përbëhet nga përfaqësues të shoqatave qytetare dhe ekspertë të emëruar nga Kuvendi. Pothuajse dy vjet mbas miratimit të Ligjit, është diskutabile vallë krijimi i këtij organi me të vërtetë ka dhënë kontribut pozitiv në përgjegjësinë e sektorit të sigurisë dhe inteligjencës.Kjo është arsyja pse Qendra për strategji Europiane – Eurothink e mbështetur nga Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë – DCAF hartoi një infografik me rekomandime kryesore për përmirësimin e punës të Këshillit të mbikqyrjes qytetare dhe riformimin e sektorit të sigurisë dhe inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si pjesë e aktiviteteve për përkrahje të sekorit qytetar në suaza të: Programit për reforma në sektorin e inteligjencës (2017-2021).
