Për t’u forcuar sundimi i së drejtës së ligjit, i rëndësisë thelbësore janë reformat në polici si një fushë prioritare për zhvillim të mëtejshëm.22 Policia, si organi më i dukshëm për ruajtjen e sigurisë publike, i nënshtrohet ndryshimeve që përfshijnë ngritjen dhe rinovimin e mekanizmave për bashkëpunim dhe komunikim të ndërsjellë me qytetarët, të cilët janë një mjet kyç për forcimin e besimit në polici, i cili do të arrijë efektivitet të qëndrueshëm në polici. Koncepti “policia në bashkësi”, pra “polici pranë qytetarëve”, është një filozofi e qasjes ndaj punës policore dhe të kuadrit arsimor, mbi
të gjitha për nëpunësit policorë, në drejtim të forcimit të punës policore të parandalimit. Me këtë do të mundësohet bashkëpunim dhe komunikim i ndërsjellë ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Projekti “Drejt policisë transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut” zbatohet me qëllim që të kontribuojë në punën më të mirë të policisë dhe rritjen e besimit në policinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky synim i projektit synohet të arrihet duke vlerësuar shkallën e llogaridhënies, transparencës dhe nivelin e vendimmarrjes gjithëpërfshirëse në punën e policisë në nivel kombëtar.
Për më tepër, qëllimi përfundimtar i kësaj sipërmarrjeje njëvjeçare është nxitja e dialogut ndërmjet policisë, medieve dhe organizatave të shoqërisë civile në nivel lokal, me shpresë se do të kontribuojë në debatin publik për siguri më të madhe në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.